×
  • Lajme
  • Lajme / Hapja e Urës së Ibrit

    Rashiq: Të gjitha palët duhet t’i shmangin veprimet e njëanshme

    Reporteri
    02 Gusht 2024 | 12:58

    Që nga njoftimet e fundit për hapjen e mundshme të urës kryesore në Ibër, e cila ndan Mitrovicën në pjesën jugore dhe veriore, deri më sot nuk është bërë asgjë, Bashkimi Evropian tha se çështja duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut në Bruksel.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, beson se ura do të hapet kur të krijohen kushtet dhe se ura do të përdoret vetëm si zonë për këmbësorë, e jo për qarkullim të automjeteve. Ne pyetëm gjithashtu njohësit e ngjarjeve se si e shohin ata këtë çështje.

    Ura në Ibër ishte edhe temë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, thotë se hapja e urës në veri do të ndodhë kur në Bruksel të dakordohen që të krijohen kushtet për një veprim të tillë.

    “Unë e kam shprehur disa herë mendimin tim dhe po mundohem t’ua paraqes mendimin tim kolegëve ministra dhe sigurisht kryeministrit, që është se hapja e urës ishte një marrëveshje mes dy-tri palëve në Bruksel dhe ishte pjesë e procesit teknik të Brukselit apo negociatave teknike në të cilat thuhet se, ndër të tjera, dy palët në këtë rast dhe e treta si lehtësues do të bien dakord se kur do të krijohen kushtet për hapjen e urës dhe me theks të veçantë thuhet që ura do të përdoret për këmbësorë, që do të thotë fjalë për fjalë është një urë për këmbësorë, asnjëherë nuk është menduar të ketë trafik, veçanërisht trafik makinash apo ndonjë lloj trafiku tjetër, prandaj është e pazakontë të insistohet që të ketë qarkullim të veturave apo automjeteve të tjera kur nuk është përmendur as në marrëveshjen e Brukselit e as në marrëveshjen e tregut”, thotë ministri Rashiq, raporton RTK.

    Ai shton se nuk ka nevojë për ngritjen e tensioneve, sidomos në Mitrovicën e Veriut dhe se duhet të shmangen veprimet e njëanshme.

    “Prandaj, unë do të insistoja edhe një herë që të mos bëhen veprime të njëanshme, kushdo që e bën këtë, sepse është e rëndësishme në kuptimin strategjik që ajo pjesë e marrëveshjes të përfundojë ashtu siç është krijuar, jo të pritet përgjysmë dhe të bëhet me idetë dhe planet apo implementimet tuaja, por të mbeten konsekuente dhe kjo është ajo që në përgjithësi nga këndvështrimi im politik duhet të qëndrojë”, tha ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!