Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve për sulme seksuale gjatë ditëve të fundit në Kosovë.
Çitaku ka shpërndarë në Facebook dy lajme të raportuara nga mediat, një për dhunim seksual të një të miture në Mitrovicë nga dy burra dhe një tjetër për sulm seksual të një të miture nga i dashuri i nënës së saj.
Ajo ka shkruar se duhet të publikohen emrat e dhunuesve.
“Emrat. Jo inicialet. Emrat. Emrat e dhunuesve duhet publikuar. Ska privatësi aty. Në SHBA psh, dhunuesit e kësaj natyre (sex offenders) hyjnë në listë e cila është publike, dhe sa herë që lëvizin apo ndërrojnë vendbanim duhet të lajmërojnë autoritetet e lagjes, dhe komuniteti njoftohet për vendbanimin e tyre. Kjo është çështje e interestit publik”, ka shkruar Çitaku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.