Komisioni për shqyrtimin e ankesave për Regjistrimin e Bizneseve i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka vendosur që ta shtyjë afatin për marrjen e vendimit rreth ankesës së Klan Kosovës lidhur me pezullimin e certifikatës së saj të biznesit.
Ky mekanizëm ka vendosur që ta zgjasë afatin për shqyrtimin e ankesës deri më datën 28 korrik.
Në arsyetimin e vendimit, komisioni në fjalë thirret në kompleksitetin e çështjes.
Televizioni Klan Kosova pati dorëzuar ankesë më 29 qershor pranë këtij komisioni për pezullimin e certifikatës së biznesit më datën 14 qershor.
Vendimin për shtyrjen e afatit të ankesës së Klan Kosovës e morën anëtarët e Komisionit për ankesa pranë MINT-it: Igballe Rexha-Jashari – kryesuese, Avdi Krasniqi – anëtar si dhe anëtarja tjetër, Sebahate Bushrani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.