Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj kritikave që po merr bashkëpartiakja e tij, Fatmire Kollçaku- Mulhaxha pasi postoi një citat të një gazetari serb për kryeministrin, Albin Kurti, ku thuhej ndër të tjera se ai “nuk ka dosje kriminale të UÇK’së”.
Sveçla thotë se nuk ka pse ta mbrojë Kollçakun, sepse sipas tij atë e mbron puna dhe aktiviteti i saj, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Ne kemi fituar me zotimin se do ta luftojmë krimin e korrupcionin, se do të bëjmë vetingun në institucionet kryesore shtetërore, se do të konfiskojmë pasurinë e fituar paligjshëm. Ne nuk jemi naivë. Nuk na habit të luftohemi nga të njëjtët.
Jemi të ndërgjegjshëm se lufta për të drejtën e barazinë nuk do të jetë e lehtë, por s’ka alternativë tjetër veç drejtësisë.
E sa për doktoreshën dhe nën-kryetaren tonë, ska nevojë ta mbroj, e mbron puna e aktiviteti i saj.
https://www.facebook.com/xhelal.svecla/posts/10223632057568943
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.