×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica i PDK’së: VV gjeti shesh për përshesh në diasporë, tani do të jetë ndryshe

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 21:42

    Kryetari i Komisionit për Organizimin PDK-së në Mërgatë dhe deputeti Elmi Reçica, ka thënë se Vetëvendosja ka gjetur teren të hapur për disa vite në mërgatë, prandaj, ka thënë ai ka marrë shumicën e votave.

    Kjo gjë do të ndryshojë sipas Reçicës, me mobilizimin e PDK-së në mërgatë.

    “Nëse më 14 shkurt, i kanë fituar dikund 80% të votave të mërgatës sonë dhe nëse nga ajo betejë politike, pa oponencë politike… ajo betejë politike pa oponencë politikë. Mua ma kujton kohën e viteve të para ’90. Faktikisht, ata i kanë akuzuar njerëzit e PDK-së dhe të luftës. Nuk ka pasur asnjë parti politike që i ka kundërshtuar”, ka deklaruar ai në emisionin Pressing të T7.

    Reçica është shprehur përmes një metafore për VV-në në mërgatë.

    “Normal ata kanë gjetur shesh për përshesh dhe i kanë marrë ato vota dhe kanë dalë siç kanë dalë”, ka thënë ai tutje.

    Sipas Reçicës, Vetëvendosje do ta ketë të pamundur që të marr votat që i ka marrë deri tani në mërgatë, si rezultat i angazhimit të drejtpërdrejtë të PDK-së me bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!