Një sërë fyerjesh dhe kërcënimesh ka pranuar të enjten redaksia e medias online “Sbunker”, pas publikimit të një shkrimi autorial rreth hapjes së pritshme të urës së Ibrit.
Një llogari, e identifikuar si @AvniR55219 në platformën X, ka lënë këtë mesazh “Gjynah osht mos me ju v*a komplet stafin”.
Thirrjet për vrasjen e gazetarëve janë alarmuese dhe AGK-ja, e dënon në termat më të fortë këtë fushatë kundër kësaj medie.
Kërcënimet ndaj Sbunkerit vijnë në javën kur disa medie në Kosovë janë përballur me linçime publike, e edhe thirrje për dhunë.
AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës që të hetojë të gjitha kërcënimet ndaj jetës së gazetarëve, me seriozitetin e plotë dhe urgjencën më të madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.