×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultatet preliminare të DnV-së: VV 48.95% të votave, PDK e dyta, LDK e treta

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 23:00

    Demokracia në Veprim i ka dhënë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.


    Sipas DnV-së, fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

    Ismet Kryeziu, nga DnV tha se VV është e para, PDK e dyta, kurse LDK e treta.

    “VV 48.95%, PDK me 16.93%, LDK me 13.34%, AAK 7.45%”, tha Kryeziu në konferencë për media.

    Ai tha se NISMA nuk e kalon pragun, pasi ka vetëm 2.5% të votave.

    Kujtojmë se me mbi 73% të votave të numëruara të KQZ-së, VV renditet e para me 48.06, PDK e dyta me 17.60%, LDK e treta me 13.35% të votave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!