Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në mbledhjen e sotme ku u vendos të rinumërohen 530 vendvotime ka ftuar organet e sigurisë që të jenë të pranishme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
“Askush nuk i ndalon Prokurorinë dhe Policinë që të jenë nga të pranishme në QNR. Lirisht mund të qëndrojnë aty dhe t’i marrin provat me emra dhe numra të vendvotimeve ku ka ndodhur manipulime”, ka thënë Dakaj, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se mbrëmë pas mesnate në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar publikimi i rezultateve të votimit përmes postës.
Nga 13 mijë e 241 fletëvotime të vlefshme nga votimi përmes postës, LVV ka marrë 7030 vota, LDK 2158 vota, PDK 2139, Nisma-AKR 916 vota dhe AAK-PSD 555 vota. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.