×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i viktimës së fajdesë në Pejë: Fajdeja po ta mbytke familjen e po e mbytshe edhe veten

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 22:50

    “Fajdeja ish që po ta mbytke familjen e po të mbytke edhe vet, pe mbytshe edhe vetën”. Janë disa nga fjalët e një qytetari të Pejës i cili nuk po arrin të kthejë një kamatë fajdeje prej rreth 60 mijë eurosh.


    Nga një shumë prej 10 mijë eurosh të cilën e kishte marrë nga tashmë i arrestuari Driton Podrimqaku, kamata tani i është bërë rreth 60 mijë euro për shkak se qytetari nuk kishte arritur që të paguante këtë kamatë në kohën siç ka qenë e paraparë.

    Në janar të këtij viti, qytetari do të duhej të përfundonte kamatën për fajdenë e marrë nga Podrimqaku por i njëjti thotë se nuk ka se ku të marrë para për ta paguar.

    I lodhur nga e gjithë kjo situatë, viktima e fajdesë vendos që rastin ta raportojë në KALLXO.com ndërsa ishte shprehur se ishte i gatshëm të bashkëpunonte edhe me autoritetet e sigurisë.

    Ai madje rrëfen se çka e kishte shtyrë që të merrte fajde nga Podrimqaku.

    “Unë fajde i kam marrë 10 mijë euro. U dashtë me marrë fajde se u ngushtova e kam njoftë (Driton Podrimqakun) më herët si figurë dhe e kam ditë që jep fajde dhe e kam thirrë jam taku me të dhe i kam kërku. Kur m’i ka dhënë paret 10 mijë euro, pastaj nuk kam mujtë me ia kthy fajden edhe ka shku tu e shtu çdo herë e ma shumë kamatën dhe u rrit kamata është bë e madhe”, ka rrëfyer qytetari deri sa shpjegon se kamata do duhej të kthehej 1 mijë euro në muaj por për shkak të vonesave i është dyfishuar kamata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!