Një person mbrëmë rreth orës 21:40 është rrëmbyer në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
I njëjti dyshohet se kishte një detyrim ndaj një personi tjetër. Sipas raportit të policisë, të dyja palët me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti po hetohet.
Njoftimi i policisë:
RRËMBIM
Prishtinë / 25.03.2024 – 21:40. Lidhur me rastin në fjalë dyshohet se është rrëmbyer një mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte nje detyrim ndaj një personi mashkull kosovar. Lidhur me rastin sipas udhëzimit të prokurorit është inicuar rasti ndërsa palët janë liruar. Rasti në procedurë hetimore.
/Reporteri.net/