×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrihen mes vete 7 persona në Viti, njëri vdes

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 10:17

    Një rast i vdekjes është raportuar dje në fshatin Sodovinë e Qerkezve, në Viti.


    Sipas policisë pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti shtatë të dyshuar meshkuj shqiptarë, me ç’rast njëri ka mbetur i vdekur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:28, shkruan Reporteri.net.

    “Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar të gjithë të dyshuarit, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në QKUK”, tregon raporti i policisë.

    Gjashtë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!