×
  • Lajme
  • Lajme

    Rriten dënimet ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Shemsi Gashi

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 15:53

    Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur sipas ankesave, në çështjen e të akuzuarve R.G., V.Gj., K.B., A.G. dhe V.B, të dyshuar në vrasjen e policit, Shemsi Gashi.


    Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 30.11.2018, është ndryshuar sa i përket cilësimit ligjor të veprave penale për disa nga ta si dhe vendimit mbi dënim.

    Të akuzuarit R.G. për veprat penale “shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rendë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i është zbutur dënimi nga 25 vjet në 22 vjet e 6 muaj burgim.

    Ndërsa të akuzuarve tjerë të këtij rasti, dënimet u janë rritur në masë të konsiderueshme.

    Kështu, të akuzuarit V.Gj., i cili është shpallur fajtor për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” i është rritur dënimi nga 8 vjet burgim në 14 vjet e 6 muaj.

    Dënimi u është ashpërsuar edhe tre të akuzuarve tjerë K.B., A.G. dhe V.B. të cilët janë gjetur fajtor për veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”.

    K.B. nga 5 vjet sa ishte dënuar nga gjykata e shkalles së parë, është dënuar më 10 vjet burgim nga ana e Gjykatës së Apelit. A.G. nga 3 vjet e 10 muaj, dënimi i është rritur në 8 vjet. Ndërsa V.B nga 5 vjet e 6 muaj në 11 vjet e 6 muaj, thuhet në komunikatën për media. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!