×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrokulliset një kamion te ‘Shkëmbi i Dudës’, lëndohen tre persona

    Reporteri
    04 Tetor 2024 | 16:04

    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq, saktësisht në afërsi të lokacionit të njohur si ‘Shkëmbi i Dudës’, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga Policia kanë bërë me dije se në aksident është përfshirë një kamion me targa vendore, i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në lumin Ibër.

    Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Veriut.

    Rreth orës 12:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq, në afërsi të lokacionit Shkëmbi i Dudes ka ndodhur një aksident trafiku ku ka qenë i përfshirë një kamion me targa vendore i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në lumin Ibër. Përpos dëmeve materiale në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovicë Veri”, njoftoi Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!