Një veturë është rrokullisur në rrugën Prishtinë-Podujevë sot rreth orës 08:00.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Ahmeti ka njoftuar se nuk dihen ende shkaqet të cilat çuan deri në vetëaksidentim.
“Sot rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk ka persona të lënduar. Me rastin po merret njësiti trafikut”, tha Ahmeti për Reporterin.
Pamje nga vendi i ngjarjes:
/Reporteri.net