Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet rreth kontratave njëburimore, seancë e thirrur nga Partia Demokratike, Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se ka diçka të dyshimtë, shkruan Reporteri.net.
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i tha opozitës se “ju ka ikur koha”.
“E kuptoj që shumë nga ju, deputetë të opozitës, edhe mund të jeni ekspertë të tenderëve, ndoshta edhe të kontratave njëburimore por duhet të bindeni për një gjë, ka ikur koha juaj. Në qeverisjen Kurti nuk ka praktika si në kohërat e juaja, në Qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuar dhe nuk ka korrupsion, prandaj mos u përpiqni ta shihni vetën në situata të tilla e në funksione se çfarë mund të bënit po të kishit këtë mundësi. Në qeverinë Kurti ka përgjegjësi dhe transparencë dhe kështu do të vazhdohet deri në realizimin e të gjitha zotimeve tona që kemi dhënë para qytetarëve e para institucioneve të Republikës”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.