×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca e jashtëzakonshme

    Tahiri: Kontratat njëburimore janë nënshkruar pa asnjë transparencë, shifra shkon deri në 200 mln euro

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 10:39

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për kontratat njëburimore. Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga PDK-ja, shkruan Reporteri.net. 

    “Deri në 200 milionë euro shkon shifra e kontratave njëburimore nga kjo qeveri”, u shpreh Tahiri.

    “Duhet t’i analizojmë këto kontrata dhe të shohim sa janë reale. Janë kontrata njëburimore me shuma marramendëse. Shohim sigurimin e objekteve të KEK-ut, e çështje banale që janë kotnratat burimore.

    “Kontratat njëburimore janë kontrata të nënshkruara në një tavolinë duke fshehur transparencën. S’ka transparencë”, u shpreh Tahiri.

    Shefi i GP të PDK-së, ka bërë thirrje të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar që do t’i hetonte këto kontrata njëburimore./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!