Dardan Molliqaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë votën pro Sami Lushtakut për shpërbërjen e Gjykatës Speciale.
“Vetëvendosje i ka dhënë votën pro Sami Lushtakut për shpërbërjen e Speciales.”, ka thënë Molliqaj në Dukagjini.
Pas kësaj, është inkuadruar Sami Lushtaku i cili ka thënë se kjo është e vërtetë.
“Specialja është e padrejtë dhe krimet e luftës i gjykon vetëm shqiptarët dhe bën përgjegjës UÇK-në dhe ai (Selimi) na ka thanë që unë zotohem që do ta marrë përsipër që nuk do ta votojmë këtë gjykatë. Dardan Molliqaj ka drejtë kur ne kemi bisedu, jo vetëm unë por edhe një kushëri i Rexhes”, ka thënë Lushtaku. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.