Përfaqësuesja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka pritur sot në takim të ngarkuarin e qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, shkruan Reporteri.net.
Ziadeh dhe Sarrazin kanë folur për situatën aktuale një vit pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Në njoftimin e UNMIK-ut në platformën “X”, thuhet se ata kanë theksuar se dialogu është e vetmja rrugë e mundshme për të ecur përpara.
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh u takua me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke diskutuar situatën aktuale një vit pas Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë e mundshme përpara”, thuhet në njoftimin e UMIK-ut të bërë në “X”./Reporteri.net/
SRSG Ziadeh met Germany’s Special Representative for the Countries of the Western Balkans @ManuelSarrazin, discussing current situation one year after the "Agreement on the Path to Normalization between #Kosovo and #Serbia", emphasizing dialogue is the only viable way forward. pic.twitter.com/8XiMcG7zWU
— UNMIK (UN Mission in Kosovo) (@UNMIKosovo) February 28, 2024