×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpejtësi dhe çmenduri: Dy të moshuar shpëtojnë për një fije floku pa i goditur vetura në Mitrovicë

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 12:03

    Dy të moshuar kanë shpëtuar për pak pa u goditur nga një veturë e cila po kalonte me shpejtësi të madhe pranë rrugës ku ata po qëndronin në trotuar në lagjen Shipol në Mitrovicë.


    Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihen dy të moshuarit të cilët ishin duke biseduar në troturar, kur vetura me një shpejtësi tepër të madhe kalon afër tyre dhe ‘për një fije floku’ nuk i godet ata, shkruan Reporteri.net.

    Siç raportojnë mediet lokale në Mitrovicë, banorët e kësaj lagje shprehen të shqetësuar për rrezikun që u kanoset atyre çdo ditë, pasi që sipas tyre, nuk ka asnjëherë patrulla të Policisë dhe veturat vazhdimisht vozisin me shpejtësi në ato anë.

    Kjo është video:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!