×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shpërblehet” gjykatësi që liroi Zvonko Veselinoviqin

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 12:12

    Gjykatësi i Gjykatës së Apelit të Nishit, Dragan Zivadinoviç, i cili dha një aktgjykim lirie biznesmenit të veriut të Kosovës, Zvonko Veselinovic, në korrik të këtij viti me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor është emëruar kryetar i Gjykatës së Lartë në Nish.


    Kjo u bë e ditur pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor (HJC), organi thelbësor për zgjedhjen e gjyqtarëve në Serbi, dje bëri një listë të kandidatëve për kryetarët e ardhshëm të më shumë se 30 gjykatave në Serbi, shkruan Reporteri.net.

    Tash hapin tjetër duhet ta marrë Parlamenti serb.

    Kujtojmë se Prokuroria e Kosovës dyshon se Veselinoviç është anëtar i një grupi kriminal që vrau politikanin Oliver Ivanoviq.

    Veselinovic përmendet edhe në Letrën e Bardhë të vitit 2001 për krimin e organizuar si organizator i një grupi që merret me vjedhje, konfiskim të automjeteve motorike, zhvatje dhe falsifikim të dokumenteve në territorin e Mitrovicës së Kosovës.

    Ai u gjykua për trafikim të heroinës dhe abuzim të detyrës, por u lirua.

    Ndryshe Veselinoviq po qëndron në Serbi prej muajsh, konkretisht nga aksioni që Policia e Kosovës kishte ndërmarrë në Veri, ku cak ishte edhe ai, por që ia doli të ikte. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!