×
  • Lajme
  • Shqipëria / Kronikë e zezë

    Aksident i rëndë në Shqipëri, raportohet për 8 të vdekur

    Reporteri
    02 Prill 2024 | 7:17

    Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shqipëri. Dyshohet për 8 viktima.

    Siç raportojnë mediat atje, rreth orës 04:00, në aksin Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

    Si pasojë e daljes nga rruga njoftohet se kanë humbur jetën 8 persona.

    Po ashtu bëhet me dije se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

    Sipas A2, referuar të dhënave paraprake, viktimat janë klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët po transportoheshin me një automjet tip Benz, si dhe drejtuesi i tij.

    Makina me klandestinë është pikasur nga policia në afërsi të fshatit Kuqar dhe drejtuesi i saj menjëherë ka shtuar shpejtësinë për t’i shpëtuar.

    Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!