Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme (5 maj) në rrugën e quajtur “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë.
Një automjet tip Audi ka përplasur një fëmijë i cili më pas u dërgua drejt spitalit të Vlorës.
“Rreth orës 20:05, në rrugën “Sulejman Delvina” pranë një karburanti një drejtues mjeti ende i paidentifikuar ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 8 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 8-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e autorit dhe për kapjen e tij” – njoftojnë uniformat blu.
Burimet për Ora News bëjnë me dije se fëmija ka marrë dëmtime në krah dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ku ende nuk është identifikuar.
Policia ka shkuar në vendgjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.