×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bllokimi në kufirin grek, Fevziu: Incident skandaloz, primitive që një shtet i BE-së të bllokojë gazetarët

    Reporteri
    02 Nëntor 2024 | 19:49

    Grupi i xhirimit dhe gazetarë të mediave shqiptare që po udhëtonin drejt Selanikut për të ndjekur takimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me emigrantët shqiptarë, janë bllokuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

    Për incidentin në kufirin me Greqinë ka reaguar edhe gazetari Blendi Fevziu në rrjetet e tij sociale.

    Ai e ka quajtur skandaloze atë çka ka ndodhur sot në Kapshticë me gazetarët e bllokuar në kufirin me Greqinë nga pala greke.

    “Është e papranueshme, e patolerueshme, skandaloze dhe absolutisht primitive që një shtet anëtar i BE-së të bllokojë në kufi gazetarët që janë duke kryer detyrën e tyre. Është e patolerueshme që një vend i BE-së shkel të drejtën për informim, shkel të drejtën e njeriut, shkel të drejtën elementare të lëvizjes së çdo qytetari shqiptar. Ngjarje të tilla mund të kesh, vonesa në vende diktatoriale, por që një vend i BE-së t’ju kërkojë gazetarëve shkresë nga Ministria e Jashtme, apo letër shoqërimi nga Ministria e Jashtme është të shkelësh çdo parim të lirisë së medias dhe t’i kërkosh gazetarëve të vihen nën tutelën politike. Ndaj edhe njëherë insistoj që ajo që po ndodh në kufirin grek është as më shumë e as më pak një gjest primitiv i një shteti në të cilin inati dhe mëria dominon mbi të drejtat dhe parimet europiane”, tha Fevziu.

    U nisën për të përcjellë takimin e Ramës, Greqia bllokon gazetarët shqiptarë në kufi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!