Digjet shtëpia në Korçë. Ndërron jetë 65-vjecari

Një 65-vjeçar i identifikuar si Piro Dolani, ka humbur jetën në Korçë pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri.

Sipas policisë, brenda në shtëpi ndodheshin 4 persona, 3 nga ata mundën të dilnin dhe të shpëtonin, ndërsa 65-vjeccari ka mbetur i bllokuar brenda.

Ngjarja ndodhi në lagjen 12 të qytetit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.