×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama merr dozën e tretë të vaksinës, paralajmëron vendosjen e një mase të fuqishme në Shqipëri!

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 12:37

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marr sot dozën e tretë të vaksinës ndaj Covid-19.

    Para mediave, Rama ka paralajmëruar vendosjen e një mase të fuqishmë për të detyruar të gjithë që të vaksinohen.

    “Ju them të gjithë atyre që në radhë të parë janë nënpunës të vaksinohem sepse mund të vijë momenti që ndalohen të shkojnë në punë, po u ndaluan nuk do paguhen. Ju them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre me hap. Ju them të gjithë atyre që kanë dyqane të vaksinohen sepse do vijë momenti që dyqani mbyllet”, u shpreh Rama./Indeksonline/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!