×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Festat kombëtare, shqiptarët zgjedhin rajonin e Turqinë “për të festuar”

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 12:03

    28 dhe 29 Nëntori janë Festat Kombëtare, por edhe këtë vit, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, një kërkesë që rritet çdo vit. Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i leverdishëm. Sidomos në ofertat për vendet e rajonit, apo biletat e avionëve të prera individualisht më herët.

    Kërkesat për të udhëtuar këtë vit i janë bashkëngjitur dëshirës së shqiptarëve. Vitet e fundit kanë qenë më të kufizuar prej rregullave të pandemisë. Ata kryesisht kanë lëvizur brenda vendit.

    Të pyetura nga “Monitor”, agjencitë e udhëtimeve pohojnë se këtë vit, shqiptarët kanë zgjedhur të shkojnë kryesisht në disa prej vendeve të rajonit, që kanë pasur oferta të kënaqshme. Sidomos ato si resorte me ski.

    Ata pohojnë se kërkesat kanë qenë kryesisht në destinacione të qyteteve italiane, por edhe Stambolli vijon të jetë i preferuar. Disa nga kërkesat, sipas tyre kanë qenë për qytete si Vjena, Amsterdami, Brukseli etj., për të cilat paketat kanë qenë gjithëpërfshirëse.

    Çmimet nisin nga 100 euro dhe paketat janë interesante.

    Për destinacionet brenda vendit, sipas tyre Korça kryeson listën. Ndryshe nga vitet e shkuara ku ka pasur interes e për qytete veriore, duket se këtë vit shirat e rrëmbyer e kanë stepur këtë dëshirë.

    Kërkesat për udhëtime kanë qenë të kënaqshme, por jo në nivelet e vjetshme që kishin më tepër ‘uri’ për udhëtime jashtë. Sipas tyre, ekonomia është një faktor i rëndësishëm por edhe fakti që planifikojnë të udhëtojnë më së shumti për festat e fundvitit./ Monitor

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!