×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I mbijetuari i vetëm i familjes Cara nuk e di se sot i varrosen gruaja dhe tre fëmijët

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 12:24

    Dhjetë anëtarë të dy familjeve në Thumanë, Cara dhe Greku sot përcillen në banesën e fundit.


    Në familjen Cara si pasojë e tërmetit humbën jetën 7 persona. Ditën e sotme do ti jepet lamtumira e fundit në Thumanë 6 prej tyre, ndërsa nusja e njërit prej viktimave do të prehet pranë familjes së saj në Korçë.

    Ditën e tërmetit, Hasan Cara kishte ditëlindjen, ndërsa Almir Cara në shtator të vitit të ardhshëm pritet të bënte damsën me të fejuarën e tij, trupi i të cilës u dërgua në Korçë.

    Qindra qytetarë i janë bashkuar ceremonive për dy familjet që zhvillohen pranë çadra të ngritur në këtë zonë, transmeton Abc News.

    Albert Cara i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, ende nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur me familjen e tij. Bashkëshortja e tij Fatmira dhe tre fëmijët Almir, 29-vjeç, Erisa, 25-vjeç si edhe Hasan, 18-vjeç do varrosen sot në orën 13:00. Mësohet se Alberti ka pyetur se si janë pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, por askush nuk ka guxuar t’i tregojë se sot do ti varrosen gruaja dhe tre fëmijët.

    Sot po zhvillohet ceremonia mortore e familjarëve të familjes Cara në çadrat në Thumanë, së bashku me dy anëtaret e tjera të kësaj familjeje, Sadajana dhe Anthi.

    Anthi Cara, 72-vjeç është bashkëshortja e kushëririt të Albert Carës, ndërsa 21-vjeçarja Sadajana është mbesa e të moshuarës (vajza e vajzës).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!