×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Identifikohet polici që vodhi ndihmat që u dërguan për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 13:25

    Pas publikimit të një videoje ku shfaqeshin pamje të përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore të destinuara për banorët e prekur nga tërmeti, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në flagrance dy policë dhe një zjarrfikës.


    Burimet bëjnë me dije për Ora News se i arrestuari i identifikuar nga policia me inicialet A.Z është Altin Zeka, i cili, mban postin e shefit të Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, dhe është bashkëshorti i kryetares së forumit të gruas në Partinë Socialiste tek Njësia 3 në Tiranë, Valbona Zeka.

    Dy personat e tjerë të arrestuar bashkë me të janë E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

    -A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të “Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim”.

    “Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit” informoi sot ministria e Brendshme.

    Gjithashtu policia ka nisur procedim penal për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim për vetë kryetaren e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste tek Njësia 3 në Tiranë,

    Valbona Zekën dhe nënën e saj,e identifikuar me inicialet Sh.T.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!