Qytetarët e Tiranës janë solidarizuar me banorët e qytetit të Korçës duke mbledhur ndihma si ushqime dhe veshmbathje.
Kamioni me ushqime dhe veshje është nisur drejt Korçës për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmetet.
Kesaj nisme solidariteti iu bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili u hspreh se pas zgjedhjeve, kur të krijohet edhe Këshilli i ri Bashkiak, Bashkia e Tiranës do të marrë një numër shtëpish në Korçë ku do të bëjë rindërtimin e tyre.
‘Ne besojmë në parim një për të gjithë dhe të gjithë për një. Sot ka nevojë për ndihmë Korça, nesër e ka nevojë Tirana. Unë dhe Arjola si prindër të një bebi të vogël kishim merak fëmijët dhe dhurata jonë modeste ishte qumësht, panolina, biberon. Një nga vendimet e Këshillit Bashkiak do të jetë një fond solidariteti për ndërtimin shtëpive’, u shpreh Veliaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.