Dita e sotme është si një ditë normale në kryeqytet dhe jo një ditë izolimi për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.
Rrugë të mbushura plot me njerëz, të cilët lëvizin grup me njëri-tjetrin pa respektuar asnjë distancë.
Trafik makinash me shoferë të inatosur, të cilët mezi presin të shkojnë në denstinacionin që duan.
Disa prej tyre janë të pajisur me maska gjatë lëvizjes, por disa të tjerë nuk ndihen të frikësuar nga koronavirusi që ka marrë 253,410 jetë brenda pak muajsh.
Në rrugët e Tranës nuk kanë munguar as të rinj me biçikleta, duke shijuar lëvizjen nën rrezet e diellit.
Shqipëria është në ditën e 55 të karantinës, por akoma nuk dihet se kur vendi do t’i rikthehet normalitetit si më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.