×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plani i ri për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria do mund të përfitojë deri në 1 miliard euro grante dhe kredi

    Reporteri
    20 Nëntor 2023 | 16:59
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama | Fotografi ilustruese nga arkiva

    Shqipëria do mund të përfitojë deri në 1 miliard euro grante dhe kredi për të financuar projekte nga i ashtuquajturi “Plani i ri i Rritjes së Ballkanit Perëndimor”.

    Mirëpo siç u vu në dukje gjatë prezantimit të tij në Maqedoninë e Veriut në fundjavë, vendi duhet të përgatisë një “Agjendë Reformash”, bazuar në rekomandimet ekzistuese të Bashkimit Europian.

    “Ne duhet të sporovojmë veten dhe të bindim Komisionin. Duhet të jemi specifik në momentin që kërkojmë fondin. Kërkesat bëhen çdo gjashtë muaj. Duhet të garantojmë transperencë, që të fitojmë besimin. Duhet të jemi profesionistë dhe të koordinuar në atë që do të kërkojmë. Njëkohësisht na duhen shumë reforma në drejtim veçanërisht të aktivitetit të sipërmarrjeve”, shprehet Selim Blliku, ekspert për Ekonominë.

    Bazuar në dokumentin e “komisionit”, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë në dispozicion 6 miliardë euro, 2 prej të cilave grante dhe 4 kredi.

    Bashkimi Europian vlerëson se me vënien në dispozicion të këtyre parave, vendet e rajonit mund të rrisin ekonomitë e tyre me deri në 10 për qind, duke thithur edhe më shumë investime të huaja.

    “Është një fond i konsiderueshëm. 6 miliardë euro nuk janë pak. Pjesa më e amdhe tyer do të jenë për infrastrukturën. Është një instrument që na vjen shumë në ndihmë. Synimi i tij është të zbusë hendeqet e mëdha që ne kemi me Bashkimin Europian.”

    Gjatë prezantimit të “Planit të ri i Rritjes” në Shkup, të pranishëm ishin ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe Kryenegociatorja e procesit të integrimit në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka./a2news/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!