×
  • Lajme
  • Botë

    Rama dhe Rutte mbështesin propozimin e Macron për Komunitetin Politik Evropian

    Reporteri
    05 Tetor 2022 | 14:31
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Holandës, Mark Rute

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe ai holandez, Mark Rutte, i dolën mbështetje propozimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, për Komunitetin Poltik Evropian, në një shkrim bashkëautorial të botuar në Politoco, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Kryeministrat elaboruan situatën e sigurisë në konitentin evropian në dritën e invazionit rus të Ukrainës, derisa shtuan se janë plotësisht në mbështetje të propozimit të Macron.

    Ky komunitet, shkruajnë dy kryeministrat, duhet të jetë një vend ku të gjithë vendet demokratike evropiane mund të diskutojnë shqetësimet dhe sfidat e përbashkëta, dhe hartimin e zgjidhjeve.

    “Nuk duhet të jetë i shtyrë nga burokracia, por fleksibiliteti. Nuk duhet të udhëzohet nga agjendat fikse por nga prioritetet që kanë të bëjnë me të gjithë neve – përfshirë luftën në Ukrainë, varësinë energjetike dhe sigurinë ushqimore”.

    “Kemi nevojë për një platformë që nuk përputhet me organizatat e forta rajonale që kemi tashmë në Evropë ose që nuk zëvendëson procesin e mirëstrukturuar të anëtarësimit në BE për vendet kandidate. Komuniteti Politike Evropian duhet të jetë një hapësirë pune ku ne mund të takohemi dhe të bëjmë biznes, pavarësisht nëse jemi anëtar të BE-së apo jo”.

    “Ne mezi presim takimin tonë të parë në qytetin e bukur të Pragës më 6 tetor. Dhe ne besojmë fuqimisht se ka një axhendë të rëndësishme dhe ambicioze për të diskutuar që në fillim”, vazhdon teksti.

    Më tej, kryeministrat theksojnë se nevojitet kornizë e gjallërishme për rritje ekonomike dhe konvergjencë sociale për të gjitha pjesët e Evropës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Është e rëndësisë jetike të mbështesim iniciativat për bashkëpunim rajonal dhe nënrajonal dhe të investojmë në transport rajonal dhe lidhshmëri tregtare”.

    “EPC na ofron një mundësi kritike për t’u përballur me sfidat tona të përbashkëta. Evropa duhet të krijojë të ardhmen e saj dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të punojmë së bashku si anëtarë demokratë të familjes evropiane. Puna së bashku na bën më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë. Pra, në Pragë, le të krijojmë një forum që është gjithëpërfshirës dhe efektiv”.

    “Ju mund të mbështeteni tek ne për të ndihmuar në arritjen e kësaj”, përfundon teksti.

    https://reporteri.net/opinione/rama-dhe-rude-komuniteti-politik-evropian-ide-e-mire/

    Çfarë është komuniteti politik evropian i propozuar nga Macron?

    Franca këtë ide të “Komunitetit Politik Evropian” e ka paraqitur si një platformë të shteteve evropiane që duan të bashkërisht të kontribuojnë ndaj sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të kontinentit të Evropës.

    Në shpjegimin e propozimit francez, thuhet se ky komunitet do të përbëhej nga shtete evropiane që ndajnë vlerat e përbashkëta të demokracisë.

    Franca e ka paraqitur këtë projekt me një formë strukturore e ligjore të butë, me kapacitete vendimmarrëse, në të njëjtën kohë duke respektuar autonominë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian.

    Sugjerohet që në kuadër të këtij samiti të mbahet disa herë në vit një mbledhje e anëtarëve në nivel krerësh shtetesh dhe qeverish, si dhe në nivel ministror.

    Në fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit Evropian në fillim të shtatorit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu mbështetjen e saj për komunitetin politik evropian, siç tha ajo, sepse beson se BE ka nevojë për të arritur drejt vendeve evropiane që janë jashtë “procesit të anëtarësimit”.

    Ide të ngjashme janë përhapur për dekada, por kjo është shtytja e parë e madhe për një forum të tillë pas Brexit.

    Ky komunitet, sipas propozimit francez, do të ishte i hapur për shtetet evropiane që ndajnë një grup të përbashkët vlerash demokratike.

    Udhëheqësit e BE-së kanë mbajtur tashmë diskutime paraprake rreth kësaj nisme në qershor.

    Në samitin që do të mbahet më 6 dhe 7 tetor në Pragë, ky diskutim do të vazhdojë së bashku me vendet që sipas planit do të jenë pjesë e këtij komuniteti, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!