×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha kthehet në Kuvend pas gati një viti: Ju ka rënë çehrja

    Reporteri
    03 Dhjetor 2024 | 11:04

    Në seancën e sotme të Kuvendit Sali Berihsa u rikthye pas gati një viti mungese për shkak të “arrestit shtëpiak”.

    Berisha mbërriti në Kuvend i shoqëruar nga Flamur Noka, Edi Paloka, Elda Hoti, Ina Zhupa dhe Isuf Çela.

    “Sali Berisha hyn dhe Metamorfoza del”, tha Berisha për gazetarët para se të hynte në sallë.

    Berisha në fjalën e tij në parlament iu drejtua deputetëve të mazhorancës.

    “Po mbaheni me shpirt ndër dhëmbë. Kot e keni. Unë erdha, ju e dini vetë. E shoh çehren që ju ka rënë, por ia bëtë vetes dhe ju qofshi”, u shpreh Berisha.

    Kujtojmë se Berisha rikthehet në parlament pas 11 muajsh pasi ishte nën arrest shtëpie. Ditën e sotme në Kuvend diskutohet për buxhetin e vitit 2025.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!