Për të përcaktuar dëmet në infrastrukturën e ndërtimeve Ambasada Amerikanë ka njoftuar se drejt Shqipërisë janë dërguar ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtuese i Fairfax dhe nga Departamenti Zjarrfikës i Los Angelesit.
Ekipet do të bëjnë vlerësimin dhe do të përcaktojnë dëmet në infrastrukturën e ndërtimeve të prekura nga tërmeti. “Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles.
Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Tërmeti i ditës së martë ishte me magnitudë 6.4 ballë dhe është pasur nga qindra tërmete të tjera. Në prill të vitit 1979, një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur Shqipërinë dhe shtetin fqinj, Malin e Zi, duke lënë 136 persona të vdekur dhe më shumë se 1 mijë të lënduar.