Në fshatin Krane në Finiq është hedhur në erë memoriali i nacionalistit grek, Thimio Lolit.
Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 4 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm.
Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë për atë që ka ndodhur.
Ende nuk dihet se kush e ka vendosur lëndë plasëse memorialit.
Po ashtu mësohet se një pjesë e këtij memoriali është dëmtuar.
Shpërthimi i memorialit është bërë me tritol.
Sjellim në kujtesë këtu se nuk është hera e parë që memoriali i nacionalistit grek Thimio Loli hidhet në erë, nga persona ende të paidentifikuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.07.2019, në orët e para të mëngjesit në fshatin Krane, Bashkia Finiq dyshohet se është dëmtuar pjesërisht me lëndë plasëse Memoriali i Thimio Lolit. Grupi hetimor po kryen veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.