×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria publikon bilancin 24-orësh të koronavirusit

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 13:41
    Fotografi është ilustrim

    Është rritur sërish numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, pas disa ditësh rënieje të ndjeshme me jo më shumë se 10 raste në ditë.


    Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë shënuar 17 raste të reja, duke e çuar në 820 numrin total të të infektuarve.

    Rastet e reja janë konfirmuar në Tiranë 9 raste, Krujë 5 raste dhe në Kamëz 3 raste të një vatre familje, ndërkohë sipas MSH, 11 prej këtyre rasteve janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID-19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!