Shqipëria është bërë pjesë e sistemit SEPA (Zona e pagesave në Euro), ka njoftuar sot Komisioni Evropian.
SEPA është një iniciativë e Bashkimit Evropian për harmonizimin e pagesave elektronike në Euro, ndërmjet vendeve anëtare por edhe disa shteteve që nuk janë pjesë e BE (36 shtete).
Skemat e Pagesave SEPA i sigurojnë qytetarëve dhe bizneseve evropiane, pagesa ndërkufitare në monedhën e përbashkët, me të njëjtën kosto dhe lehtësi si pagesat brenda vendit të tyre.
Komisionet brenda në SEPA janë shumë me herë më të ulëta dhe transaksionet më të shpejta.
Transfertat do të mund të kryhen në kohë të menjëhershme “online”. Shqipëria aplikoi për t’u bërë pjesë e SEPA në qershor të 2024-së.
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.
Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025
Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”,-shkruan Rama në X.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.