Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti tragjik në vendin e punës.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në Lerma, ku shqiptari ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash.
K. Sotiri ka qenë duke punuar për të siguruar rrugën që të çon në varrezat e komunës malore, ku po vendoste një rrjetë teli në një mur që kishte rënë në mënyrë të përsëritur, kur ra nga lartësia prej 20 metrash, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ekipi i ndihmës së shpejtë ndërhyri me helikopter për të shpëtuar 57-vjeçarin, por aksidenti rezultoi fatal për jetën e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.