×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdekja e turistëve rusë në hotelin në Qerret, reagon ambasada e Rusisë

    Reporteri
    22 Tetor 2021 | 16:04

    Ambasada e Rusisë në Tiranë ka bërë të ditur me anë të një postimi në FB se trupat e pajetë të 4 turistëve, të cilët u gjetën të vdekur në ambientet e një hoteli në Qerret të Kavajës, janë nisur mëngjesin e sotëm për në Moskë.

    Ndërkohë, ambasada thekson se për të përcaktuar vdekjen e turistëve mund të kryhet një ekspertizë mjekoligjore shtesë edhe në Rusi.

    “Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën më 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt. Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjekoligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre. Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë”, thuhet në reagimin e ambasadës Ruse në Tiranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!