×
  • Lajme
  • Shqipëria / Masa drastike

    Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, Rama: Do hedhim në diskutim mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit

    Reporteri
    20 Nëntor 2024 | 13:14

    Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë tha për mediat se do të hedhë në diskutim mbylljen e plotë të rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.

    Ai theksoi se qeveria është në dilemë për të vendosur filtra apo të marrë masa drastike në mbylljen e rrjeteve sociale që janë kthyer në burim dhune.

    “Çdo prind është dëshmitar i faktit që presioni i tërheqjes nga ekranet e smartfonëve bëhet i përballueshëm, jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike duke ndjekur se çfarë bëjnë vendet e tjera për ta ulur këtë presion gjithnjë e më të frikshëm, janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia, ku po ndalohet përdorimi i aksesit për fëmijët, deri tek Franca që po bën vendosjen si kusht për hapjen e llogarive të fëmijëve nën 15 vjeç”

    Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të ecim edhe ne në drejtim të vendosjes së filtrave kur në të gjitha eksperiencat e deritanishme mësojmë se efektiviteti i tyre është i ulët ndërkohë që stimujt e dhunës në botën online vetëm rritet, apo të ndërmarrin masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok dhe SnapChat në Shqipëri”, tha në konferencë Kryeministri Rama.

    /TopChannel/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!