Një 19 vjeçare shqiptare është zhdukur prej një jave në zonën e Koropit në rajonin e Atikas në Greqi.
Artemis Vasilis është raportua e zhdukur nga autoritetet greke pasi familjarët kërkuan ndihmë në polici, raporton abcnews.al.
Vajza ishte nisur për një intervistë punë më datë 16 tetor dhe nga ajo ditë familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të.
Raportohet se ajo ka dalë nga shtëpia e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.
Siç raportojnë mediat greke, e reja shqiptare kishte patur një lidhje me një 24 vjeçar, për të cilin familjarët nuk ishin dakord. Nuk dihet nëse zhdukja e saj ka lidhje me këtë gjë, megjithatë familjarët ia kanë vënë në dispozicion këtë fakt policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.