×
  • Lajme
  • Lajme / Kronika e zezë

    Shtetasja e huaj dhunohet në një hotel në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, arrestohet i dyshuari

    Reporteri
    29 Gusht 2024 | 9:51

    Një person është arrestuar mbrëmë, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një grua në një hotel në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në zonën e cila është pjesë e komunës së Graçanicës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima është shtetase e huaj dhe e njëjta ka denoncuar rastin që dyshohet të ketë ndodhur të hënën e 26 gushtit.

    I dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë dhe më pas me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa ndaj tij kanë nisur hetimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

    Më 28.08.2024 viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!