×
  • Lajme
  • Lajme

    Si u krijua dhe si ka ardhur ideja për emrin e Vetëvendosjes?!

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 23:44

    Deputeti i VV’së, Liburn Aliu, ka treguar në emisionin ‘DPT te Fidani’ se si rrodhën ngjarjet deri në formimin e Lëvizjes Vetëvendosje.


    Fillimisht organizata KAN nisi me aksione simbolike dhe protesta, por që më pas u vendos për afrim më të madh në politikë.

    “Nga viti 2002 ka qenë ideja e konceptit të vetëvendosjes”, ka thënë Aliu.

    “Ka qenë koncept që të e kemi pasur në të kaluarën. Kur u pata arrestuar në vitin 1997 pata thënë para gjykatësit serb se dua vetëvendosje për popullin tim. Ideja e vetëvendosjes ka qenë ajo e cila ka ndërtuar politikisht, pasi që na imponohej kjo ideja e standardeve. Na thonin plotësoni standardet që të mund të uleni në tavolinë me Serbinë, e pastaj të flitej për ndonjë status pa na pyetur ne a dëshirojmë pavarësi, bashkim me Shqipërinë apo tjetërçka”

    “Shumica prej nesh i lanë edhe punët e tyre për tu marrë me organizatën. Nuk kishim fare donacione, ishim të limituar. Kujtoj se na ndihmonin edhe të blinim sprejin. Unë kisha fatin se gruaja punonte, dhe i tregova asaj se dëshiroja të angazhohem intensivisht me organizatën, dhe fatmirësisht ajo u pajtua me mua”, shpjegon ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!