S’ka kuorum, dështon votimi i marrëveshjeve financiare ndërkombëtare

 Për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend nuk kanë kaluar pesë marrëveshjet ndërkombëtare.


75 deputetë kanë votuar pro pesë marrëveshjeve ndërkombëtare financiare, mirëpo këto vota nuk kanë qenë të mjaftueshme për miratimin e këtyre marrëveshje.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se këto marrëveshje do të shtyhen për seancën e radhës.

Në rend dite ishin këto marrëveshje:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”. /Reporteri.net/.