Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje thotë se është linçuar nga eksponentët e VV’së, pasi pati një kërkesë që ka të bëjë me boshnjakët.
Balje në T7 thotë se kërkesa e saj nuk ishte as personale, e as partiake, por ishte në të mirën e boshnjakëve që jetojnë në Kosovë.
“Pata një kërkesë, nuk ka qenë private as partiake, por ka qenë nacionale, boshnjake, nuk kam gjet mirëkuptim, kam gjet veten në një situatë kur kam qenë shumë nëpër media prej anës së kolegëve e të VV’së. Ka qenë presion mediatik.
Kërkesa ime është për të mirë të Kosovës, e boshnjakëve të Kosovës, nuk ka lidhje me sen tjetër, unë pastaj dola si armiqe e shtetit për persona që nuk kanë kuptu, e që nuk e kuptojnë ligjin për decintrailizim. Nuk kam fare besim në ekipin e Albin Kurtit”, tha mes tjerash Balje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.