×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohet nga puna edhe një punëtor i “Trepçës”

    Reporteri
    28 Gusht 2024 | 15:20

    Ndërmarrja Publike ‘Trepça’ me vendim të kryeshefit ekzekutiv ka larguar përkohësisht nga puna punëtorin Y.S., raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se punëtori i suspenduar ka bërë shkelje të detyrave të punës.

    “Njoftim Me datën 28.8.2024 z. Y.S. është larguar përkohësisht nga puna me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv me nr.prot:4727 të datës 28.8.2024. Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. ka keqpërdorur detyrën zyrtare”, thuhet në njoftimin e ‘Trepçës’.

    Kujtojmë se disa minatorë u përballën me largime nga puna, ku nëntë prej tyre nga menaxhmeti i Trepçës është bërë e ditur se u është ndërprerë marrëdhënia e punës, ndërsa 6 të tjerë janë suspenduar nga puna.

    Dy ditë më parë “Trepça” kishte marrë vendim që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për dy njësi të saj, atë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça Stan Terg si dhe atë me flotacion Kishnicë dhe Artanë për shkak të koncentratit të humbur gjatë ditëve të grevës së minatorëve.

    Kolapsi financiar në Trepçë, nga greva e minatorëve deri te gjendja e jashtëzakonshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!