Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar nga puna zyrtarin korrektues L.B., i cili është arrestuar të mërkurën nga policia e Kosovës për mashtrim.
SHKK-ja ka njoftuar se ai është suspenduar “për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit tonë”.
Sipas SHKK-së, ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të siguruar integritetin dhe profesionalizmin e stafit të tij, dhe nuk do të tolerojë asnjë formë të sjelljes së papranueshme. Lidhur me këtë, ne jemi të angazhuar të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse dhe të sigurojmë transparencë të plotë në këtë çështje”, thuhej në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.