Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vendimi për barnatoret duhet të revokohet sepse më së shumti i atakon pensionistët dhe të moshuarit.
Tahiri ka thënë se barnatoret e vogla nuk janë të furnizuara mjaftueshëm dhe po krijohen radhë të gjata për tu furnizuar me medikamente.
“Çfarë logjike ka një vendim i tillë, i cili detyron një të moshuar të lëviz prej Dardanisë deri te rruga B, për t’u pajisur me medikamente. Shtoja këtu edhe faktin se shumica e barnatoreve të vogla nuk janë të furnizuara sa duhet dhe radhët e gjata të cilat duhet të pritet”, ka thënë Tahiri.