×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: S’duhej lejuar mbajtja e liturgjisë në kishën brenda kampusit të UP’së

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 23:24

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së Besnik Tahiri ka folur rreth mbajtjes së liturgjisë fetare në Kishën brenda kampusit të UP’së.  Ai ka dhënë arsyet pse s’duhet lejuar aktivitetet e tilla.


    Deputeti Besnik Tahiri ka kritikuar institucionet e vendit që lejuan mbajtjen e një liturgjie fetare në kishën brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    “Absolutisht nuk u dashtë me u mbajt”, tha ai.

    “Çka kish ndodh me Kosovën nëse kish ndodh një sulm aty, me ardh dikush e ne gjuajt një guri”, pyeti ai.

    Sipas Tahirit, qëllimi i Serbisë është zbatimi i Asociacionit dhe rritja e fuqisë së kishës në Kosovë.

    “Nuk është objekt fetar por politik që e ka ndërtuar okupatori me para të Arkanit. Nuk duhet lejuar politizimi”, theksoi Tahiri.

    Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit së bashku me peshkopë dhe besimtarë tjerë kanë mbajtur me datë 10 të këtij muaji shërbesë për herë të parë prej vitit 1998 në Kishën e braktisur, që gjendet në Kampusin e UP’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!