Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher R. Hill, i është gëzuar takimit të bashkëkombësit të tij, emisarit Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, të cilët u takuan në New York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Hill tha se SHBA dhe BE asnjëherë më parë s’kanë qenë më afër për Serbinë evropiane.
“SHBA dhe BE s’ka qenë kurrë më afër dhe ne të gjithë ndajmë të njëjtin vizion për të ardhmen evropiane të Serbisë. Do ta arrijmë këtë”.
Për atë që po ndodh tani, Hill citoi emisarin Escobarin, duke përdorur shkurtesën e emrit të tij.
“Për tani, siç preferon Gabi të thotë, puna vazhdon”.
The U.S. and the EU have never been closer and we all share the same vision for Serbia’s European future. We’ll get there. For now, as Gabe likes to say, the work continues. ?????? https://t.co/ADbNTYFjcQ
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) September 21, 2022
Për takimin e dyshes më të angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi njoftoi vetë Lajçak, i cili tha se ka shumë për të folur me “Gabin”.
“Është gjithmonë mirë që të krahasoj shënimet me shokun tim të mirë dhe kolegun, zëvendessekretarin amerikan, Gabe Escobar. Mirënjohës për bashkëpunimin e BE-së dhe SHBA-së. Kemi shumë për të folur”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.